Lifestyle

Parashikimi motit, 6 nentor 2025

Përgjatë 24 orëshit territori Shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në pjesën e parë të ditës dominim të intervaleve të gjata me diell dhe kalime të lehta të vranësirave.

Pritet që kthjellimet më prezente të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira nëpër të gjithë zonën malore ku më të fokusuara do të jenë në lindje të Shqipërisë por mundësia për shira është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë celcius vlera më e ulët e shënuar në Peshkopi të vendit deri në 23 gradë celcius pritet vlera maksimale në Qarkun e Elbasanit dhe Beratit.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 28 kilometra në orë nga drejtimi veriperëndimor kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-enjte-6-nentor-2025/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/sunlight-with-white-clouds-296234/