Home Lifestyle Parashikimi motit, 8 nentor 2025
Parashikimi motit, 8 nentor 2025
0

Parashikimi motit, 8 nentor 2025

0
0

Territori Shqiptar gjatë paradites parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura të cilat në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër do të krijojnë mundësi për reshje shiu.

Ndërsa zonat jugore do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta por pa reshje. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e vendit ku herë pas here do të jenë rrebeshe. 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5 gradë celcius vlera më e ulët e shënuar në Ersekë deri në në 22 gradë celcius vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Fierit. Era do të fryjë e fortë duke arritur shpejtësine maksimale mbi 55 kilometra në orë nga drejtimi jugor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-shtune-8-nentor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/3d-grassy-landscape-against-blue-sunny-sky_4498211.htm#fromView=search&page=3&position=5&uuid=4d098bad-c61d-4d8a-8a50-9f9107792ad5&query=sunny+day