ShowBiz

Aulona Musta flet për periudhën e vështirë: Jam shtruar 4 herë në spital

Moderatorja Aulona Musta ka bërë një rrëfim shumë të ndjerë për periudhën e vështirë që ka kaluar në fëmijëri. Ajo ka treguar se vitet e para të jetës kanë qenë shumë të vështira për shkak të një sëmundje që ajo ka kaluar deri në moshën 4 vjeçare. Madje ajo ka treguar se herën e katërt që u shtruar në spitalë doktorët i thanë prindërve të saj që është mrekulli që ajo është gjallë.

 

 

Aulona Musta: “Unë kam qenë shumë e vogël kur jam shtruar në spital për shkak të një smundjeje të përsëritur. Dhe mbaj mënd që kanë qenë ato darkat që unë mezi prisja që të më vinte mami ose nëna që rrinin me mua dhe kalonin natën aty dhe domethënë e kam kështu si imazh kaq mbaj mënd. Herën e katërt që u përsërit sëmndja mjekët i thanë prindërve që është mrekulli që aulona është gjallë.”

Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=S351qk1VkLk&t=52s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DQRk3mODbVb/?hl=en&img_index=8