Lifestyle

Parashikimi motit, 12 nentor 2025

Janë përmirësuar ndjeshëm kushtet atmosferike në vendin tonë duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe e territorit të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime ku më të theksuara, kthjellimet paraqiten përgjatë ultësirës perëndimore.

Parashikohet që vranësirat të shfaqen gjatë pjesës së dytë të ditës, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore, por nuk priten reshje shiu Ndërsa vija bregdetare do të mbetet me kthjellime, pasdite dhe gjatë mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të ulen ne vlerat minimale, por do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Korcës deri në 22 gradë celcius vlera më e lartë në zonat bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë nga drejtimi veri dhe verilindorë kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 1 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-merkure-12-nentor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/beautiful-shot-road-near-grass-mountains-with-clear-sky_7848283.htm#fromView=search&page=1&position=27&uuid=de671bf9-8ee6-4c9b-b14c-7fee241e8bc9&query=sunny+day