Lifestyle

Parashikimi motit, 18 nentor 2025

Një stuhi e fuqishme ciklonare do të zhvillohen në perëndim të Ballkanit duke sjellë përkeqësim të kushteve atmtosferike në vendin tone për pasoje vranësirat dhe shirat do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit të cilat në zonat Veriore dhe Qëndrore do të jenë në formë shtrëngate herë pas here do të shoqërohen me stuhi të forta ere.

Orët e pasdites do të sjellin zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke intensifikuar shirat në të gjithë territorin e vendit duke rrezikuar përmbytje në shumë zona të Shqipërisë ky destabilitet i atmosferës do të mbetet edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 9 gradë celcius temperatura më e ulët në verilindje të territorit deri në 24 gradë celcius vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 75 kilometra në orë nga drejtimi jugor dhe juglindor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 6 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-marte-18-nentor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-ai-image/electricity-sparks-dramatic-sky-powering-wind-turbines-generated-by-ai_42179970.htm#fromView=search&page=1&position=4&uuid=efa74d07-17a0-4f11-ad7d-1c8200da80d2&query=storm