Bora Zemani ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për herë të parë për thashethemet që kanë qarkulluar në rrjetë se ajo dhe Donali janë ndarë. Bora ka treguar se nuk ka patur kurrë një ndarje nga Donaldi apo një krizë mes çiftit siç është përfolur në media. Ajo madje ka thënë se raporti me Donaldin vazhdon të jetë njësoj dhe se të dy janë shumë të lumtur bashkë.
Bora Zemani: “Këtë herë në fakt lajmi më është dukur pa ki çuditshëm se duket sikur jemi lidhur shumë me këto rrjetet sociale dhe cdo gjë fokusuohet vetëm atje. Nëse ka ca ditë që nuk është postuar një foto në çift ka diçka që nuk shkon këtu ndodhin llojë e llojë gjërash që i përkthejnë në rrjetet sociale sit ë duan. Në këtë rast ishte akoma më çuditshme se ne kemi postuar normalisht në rrjetet tona sociale. Unë e mora vesh që ishte shpërndarë një lajm për ndarjen tonë kur postova një foto të Donaldit në natyrë dhe ai po pikturonte dhe mu duk një pamje shumë e bukur. E postova dhe mu mbush instagrami me mesazhe të njerëzve që thonin “shyqyrë që nuk qenkeni ndarë” aty thashë çfarë po ndodh këtu? Prap qetësi nga ana jonë, prap postuam kur kishim foto të tjera të bukura dhe vazhdonte kjo gjëja me mesazhet derisa bëhem kurioze dhe kërkoj për këto lajmet që thonin që ne jemi ndarë dhe arsyeja ishte sepse ne i kishim fshire fotot ne Instagram dhe nuk ndiqeshim me, gjë që nuk është fare e vërtetë. Nuk ka asnjë problem, jemi shumë mirë.”
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=PyyqmsTNxew
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DCe8Be3u2iF/?img_index=1