ShowBiz

Çfarë ndodhi? Largohet banori i parë nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova

Mentor Haziri është banori i parë që lë shtëpinë më të famshme në Kosovë. Mentori vendosi të largohej nga shtëpia për arsyeje personale dhe emocionale.

Mentori ka treguar se ka patur një humbje shumë të madhe në familjen e tij gjë që e bën që ta ketë të pamundur që të vazhdojë garën. Mentori ka humbur djalin e dajës vetëm një ditë para se të fillonte big Brother Vip Kosova 4.

 

Mentor Haziri: “Mua më duhet ta lë shtëpinë për disa shkaqe të mijat personale. Siç e dini unë kam humbur djalin e dajës dhe e kam varrosur një ditë përpara se të vij këtu edhe kam menduar që do ta kaloj dhe kam menduar që të mbaj besën edhe fjalën sepse kështu e Meriton një produksion i tillë. Edhe mendova që do t’ja kaloj dhe do t’ja dal, por s’mujta përshak se gjëndja ime emocionale spo më lejon që ta bëj lojën ashtu siç duhet dhe po më duket se me këtë dispone të dobët veç po e dëmtoj lojën.”

Burimi i artikullit:

https://www.youtube.com/watch?v=YtIK4HVyKpk

Burimi i fotos: