Mentor Haziri ka bërë ditën e sotme një reagim pas daljes nga shtëpia e Big Brother vip Kosova. Në profilin e tij zyrtar në Instagram Mentori ka folur dhe një herë për gjëndjen emocionale që e “detyrojë” të largohej nga shtëpia. Mentori gjithashtu nuk harroi të falenderonte njerëzit që e mbështetën si në Big Brother po edhe jashtë formatit.
Mentor Haziri: “Ju falenderoj nga zemra te gjitheve e veçanerisht produksionin e Big Brother Vip Kosova.
Ju me keni prit si me qene njeri i shtepise, me zemer te hapur, me respekt e me shume dashni. Per kete jam falenderues pa fund dhe do jem gjithmone.
Fatkeqesisht, rasti qe na ka godit ne familje pati efektin e vet edhe ndikoj shpirtnisht e emocionalisht ne mua.
Nje dite para se te hyja ne shtepi une kam varrosur djalin e dajes ku ne ishim ne pritje te tij per disa dite qe ta sjellnin nga Amerika, dhimbja ishte shume e madhe per ta perballuar per nje njeri qe ka qene shume i afert me mua.
Une u mundova me majt fjalen e besen e dhene, per te hyre ne spektakel siç ishte e planifikume, po zemerthyerja ishte ma e madhe se sa ky vendim dhe ajo beri te veten. Une sikur te vazhdoja ashtu do i beja dem vetes dhe gjithe shtepise sepse nuk isha ne gjendje te jap asgje nga vetja, as humorin, as argetimin, as debatin dhe as kengen.
Megjithate, e perseris edhe njehere qe BB Kosova ViP eshte nje super produksion, me nivel shume te larte qe krahasohet dhe tejkalon shume nga formatet e tilla qe ndodhin ne Evrope e ne bote.
Banoret brenda jane fantastik me aq sa kam pa, me nje energji e humor shume te madh dhe jam i sigurt qe ditet qe do vijne ata do sjellin spektakel te papam’ e te giithe do argetohemi.
BB ju falenderoj prej pritjen, per mirekuptimin dhe per respektin qe keni treguar ndaj meje. Ju uroj krejtve qe jane brenda shtepise shkelqimin me te madh te mundur
Me respekt,
Mentori”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/mentorhaziri/?igsh=ZXpla3c5ODF0ZDFl
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/mentorhaziri?igsh=ZXpla3c5ODF0ZDFl