Kiara tito dhe Luiz Ejlli ka pak orë që kanë publikuar trailerin e filmit që po pritet me padurim nga fansat. Por kur dukej se gjithçka po shkonte shumë mirë Kira dhe Luizi marrin vendimin e papritur për fansat.
Ata i kanë bllokuar komentet për shkak të disa llogarive fallco që janë hapur në Instagram ku shkruajnë komente fyese në videon e trailerit të filmit. Këtë njoftim e ka publikuar vetë Kiara në story në Instagram ku shpjegonë arsyet pse kanë vendosur që ti bllokojnë komentet.
Kiara Tito: “Jane disa grupe te organizuar qe mundohen te prishin postimet, si nuk lodheni duke hap açounts, pse nuk shikoni punen tuaj? Nese nuk ju pelqen mos e shihni!. Per shkak te disa komenteve te uita dhe fjalorit te piset qe u shfaq ne postimet tona, dhe duke respektuar faktin qe na ndjek nje publik i gjere, vendosem te mbyllim komentet per momentin.
Por dua t’ju falenderoj nga zemra per mbeshtetjen dhe. komentet tuaja te bukura, qe ishin shume me te shumta se negativiteti.
Ju dua fort. Ju jeni arsyeja dhe forca qe na ben te vazhdojm perpara, pavaresisht zhurmes se keqe qe vjen nga pak zera.”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/kiaratito/
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/DQWtdGtCK-s/?img_index=1