Lifestyle

Parashikimi motit, 21 nentor 2025

Orët e paradites do të jenë nën dominimin vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit duke gjenruar shira me intensitet mestar dhe të ulët ku më të dukshme shirat do të paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër.

Parashikohet që orët e pasdites të shtojnë intensitetin e shirave në të gjithë Shqipërinë duke bërë që sërisht të raportohen mjaft probleme për përmbytje më shumë zona të Veriut dhe zona të izoluara në qender dhe jug.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë celcius vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 21 gradë celcius vlera maksimale e cila do të shënohet në qarkun e Fierit.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-premte-21-nentor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/grassy-field-with-leafless-trees-distance-cloudy-sky-background_8281181.htm#fromView=search&page=1&position=0&uuid=86320318-b6ab-4e2d-9954-9830ebb98316&query=cloudy+day