Home ShowBiz Revoltohen familjarët e Elijonës – Kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të produksionit
Revoltohen familjarët e Elijonës – Kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të produksionit
0

Revoltohen familjarët e Elijonës – Kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të produksionit

0
0

Elijona është një nga banoret më të vogla në moshë që është bërë pjesë e Big Brother Vip Kosova, por gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë për banoren. E sulmuar vazhdimisht si verbalisht po dhe fizikisht nga dy banore të formatit saktësisht nga Alba Polozhani dhe Benita.

Kjo sjelle e banoreve ka revoltuar familjarët e Elijonës të cilët me anë të instagramit të saj i kërkuar produksionit që të ndërhy në mënyrë urgjente dhe të marrë masa ndaj banorëve

 

Familjarët e Elijonës: “Gjatë orëve të fundit kemi ndjekur me shqetësim të madh disa situata të transmetuara nga shtëpia e Big Brother, ku Eliona është vendosur nën presion psikologjik dhe sjellje të papranueshme nga disa banorë. Në veçanti, veprimet që përfshijnë intimidim, heshtje të detyruar ose veprime fizike penguese ndaj saj, janë të papranueshme për ne si familje.

Ne kërkojmë me urgjencë që produksioni të ndërhyjë menjëherë, të vlerësojë situatën me seriozitet dhe të marrë masat e nevojshme për të garantuar mirëqenien, sigurinë dhe të drejtën e Elionës për të qëndruar në një ambient të shëndetshëm e të drejtë.

Eliona është aty për të konkurruar, jo për t’u përballur me forma presioni apo provokime që tejkalojnë kufijtë e lojës. Kërkojmë transparencë dhe reagim të menjëhershëm.
Faleminderit të gjithëve që tregoni kujdes dhe mbështetje.”

Menaxhmenti & Familja e Elionës

Elijona Mbaj Forc”

elijona (1)

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DRS6Ef8iGYr/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DRLBOYSDmkj/?img_index=2