ShowBiz

Getoar Selimi për vajzën e tij: Tani e gjithë jetën do mburrem me ty

Këngëtari i njohur Getoar Selimi ka bërë një dedikim shumë të ndjerë ditën e sotme në 4 vjetorin e lindjes së vajzës së tij, Marget Selimi. Getoari në shkrimin e tij ka treguar krenari dhe ndjeshmëri shumë të madhe që ai ka për vajzën e tij, madje ai është shprehur se syte e saj i japin forcë atij për të përballuar gjithçka.

 

Getoar Selimi: “Sa shpejt kalojnë vitet, qika jeme! U bere 4 vjeçe, ti më bere baba me plot kuptimin e fjalës. Tani e gjithë jetën do të mburrem me ty. Marget, ti je gjithçka për mu. Sytë e tu të mëdhenj, plot jetë, më japin forcë e inspirim për çdo gjë. Sa e bukur është me shkru për ty, por njëkohësisht aq e vështirë, për shkak të emocioneve, sepse më duket sikur nuk do t’ia dal kurrë ta shpreh atë dashuri të thellë që kam për ty. Gëzuar ditëlindjen, jeta babes! Paç shëndet, jetë të gjatë e të lumtur! Të dua pa fund!”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/ghettogeasy/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ClWB2qgIkuP/