Lifestyle

Parashikimi motit, 24 nentor 2025

Vendi ynë gjatë orëve të paradites do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë në pjesën më të madhe të tij përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë herë pas here vranësira të shpeshta.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave disi më të shpeshta në të gjithë territorin te cilat pas mesnatës do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu e dëbore në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -2 gradë celcius temperatura më e ulët deri në 15 gradë celcius vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 65 kilometra në orë nga drejtimi juglindor për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 5 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-hene-24-nentor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/frozen-trees-winter-with-blue-sky_1009365.htm#fromView=search&page=1&position=0&uuid=7d7a0f4a-0b4c-467e-a7ef-738a813b2bc8&query=cold+sunny+day