ShowBiz

Rosela Gjylbegu i bën kërkesë publike Stresit – Ja për çfarë bëhet fjalë

Kengëtarja e njohur Rosela Gjylbegu ka qenë e ftuar në emisionin “Se Luan Topi” ku ka folur për momentet e vështira që ka kaluar me humbjen e prinderve dhe për karrierën e saj muzikore. Gjatë intervistës moderatorja shfaqi në ekran një bashkëpunim të sajën me këngëtarin e njohur Stresin.

Kur u pyet nga moderatoja nëse do të donte të kishte sërisht një bashkëpunim me Stresin, Rosela u përgjigj se po, por që nuk e di nëse Stresi do të donte një bashkëpunim me të. Nuk kemi akoma një përgjigje nga ana e Stresit nëse do të ketë një bashkëpunim me Roselën.

 

Rosela Gjylbegu: “Kënga ime me Stresin në ato kohë ishte një gjë pa plan ishte një ide e Adrian Hilës, dhe unë isha pak skeptike me të thënë të drejtën sepse Stresi kishte tjetër natyrë dhe shumë herë i keqkuptuar për hirë të vërtetës. Unë e njoh Stresind he është një djalë i jashtëzakonshëm dhe ajo që më ka bërë shumë përshtypje, se nuk kishim bashkëpunuar se është një gjë të njihesh në koncerte dhe një gjë tjetër të bashkëpunosh. Korrektësia e tij dhe teksti i tij që u ul dhe e bëri për gjysëm ore dhe thashë si e bërë kaq shpejtë është shumë korrekt dhe shumë xhentil. Stresi është shumë në formë nuk e di a do të donte Stresi të bashkëpunonte me mua?”

Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=dyziR_tCBsQ&t=2407s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DJcEnvACvT-/