Lifestyle

Parashikimi motit, 25 nentor 2025

Një qendër e presionit të ulët atmosferik do të zhvillohet në veriperëndim të Ballkanit duke sjellë përkeqësim të kushteve atmtosferike edhe në vendin tone për pasoje vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante ku në skajin veriperëndimor dhe jugperëndimor do të jenë në formë shtrëngate herë pas here priten stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike.

Orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe shira në bregdet dhe zonat e ulëta, por zonat malore do të kenë reshje dëbore; Ky destabilitet i atmosferës do të mbetet edhe gjatë ditës së mërkurës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale dhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 1 gradë celcius temperatura më e ulët në zonat juglindore të territorit deri në 18 gradë celcius vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 18 kilometra në orë nga drejtimi jugor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 7 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-marte-25-nentor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/weather-effects-composition_33609915.htm#fromView=search&page=1&position=0&uuid=5593b982-b271-4691-b442-6ced76c01e18&query=rainy+day