Si pasojë e masave ajrore të ftohta dhe të lagështa me origjinë veriore vendi yne do të dominohet nga vranësira të dendura të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruara rrebeshe shiu përgjatë ultësirës perëndimore si edhe reshje dëbore në gjysmën lindore të Shqipërisë. Më të dendura reshjet e dëborës do të jenë në zonat verilindore.
Parashikohet që mbrëmja dhe nata të sjellë ulje të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në verilindje të territorit deri në 16 gradë celcius vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë mesatare deri e e fortë me shpejtësi mbi 55 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht verilindor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-enjte-27-nentor-2025/