Ronela Hajati ka bërë një postim shpërthyes në story në Instagram për komentet negative që ajo ka marrë. Ronela në postimin e saj ka shfaqur një shenjë revolte ndaj padrejtësive që i bëhen artisteve shqiptare. Ajo ka treguar se artistët kanë dhe përgjegjësi për familjarët e tyre dhe madje ajo ka rrëfyer se ka dashur të largohej nga shqipëria.
Ronela Hajati: “Sa here me vjen te shkruaj, te shfryj duf, e sa here te tjera me kujtohet kur e kam bere e cdo gje ne vesh te shurdhet. Ndonjehere ndihem kaq e ngecur ne te njejtin cikel i cili behet edhe me mbytes me 100 pergjegjesi qe shtohen perdite, me nje pune qe syte e pasionit dhe dashurise per muziken, i kane zhytur ne nje grope toxike komentesh te ndyra po kaq te pavlera njekohesisht, ku nderkohe qe duhet te kendosh e te gezosh ata njerez qe shumica do murmurisin nder dhembe: “kush e ka kte?” “C’eshte bere kjo kshu” “Operacione” “Lope” “Ca i duket vetja nderkohe mund ti kesh lotet ne gryke se ke fatura mbi shpine, familje mbi shpine, femije qe te presin, nje dashuri qe se ke me, prinder qe kane shpresat te ti, prinder te semure, pune burrash qe i kemi bere qe 20 vjec pa mbeshtetjen e askujt. E ndonjehere ne kete vend qe edhe pse si te gjithe me dha qind e nje arsye ta le e se lashe, vazhdoj e me dhemb pyetja: Pse jemi kaq te ligj kaq shpesh? E nese sot duhet te jemi falenderues pervec shendetit, jemi bere te falenderojme zotin qe kemi zemer te mire.”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/stories/ronelahajatiofficial/3777580438479717459/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DQmpVJnkfcL/?img_index=3