Lifestyle

Parashikimi motit, 2 dhjetor 2025

Territori Shqiptar prej disa ditësh është përfshirë nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që pjesa e parë e ditës të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë vijës bregdetare.

Ndërsa pas mesdite pritet që gradualisht vranësirat të shtohen në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore, por nuk parashikohet që vranësirat të krijojnë mundësi për reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojne të rriten duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në zonat juglindore deri në 20 gradë celcius vlera më e lartë e cila pritet në Elbasan dhe Kucovë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht juglindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 1 deri në 2 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-marte-2-dhjetor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/natural-sky-clouds-background_27263628.htm#fromView=search&page=1&position=35&uuid=b243d924-78d6-4248-8925-8b92ab574bdc&query=sunny+day