Selvije Jao bashkëshortja e Shpat Kasapi ka folur për herë të parë në media për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit. Selvija zemërthyer ka rrëfyer ndjesitë e saj për këtë ndarje të parkohëshme nga jeta të artistit shumë të dashur Shpat Kasapi. Ajo ka rrëfyer se djali i saj Roeli nuk di asgjë nga çfarë ka ndodhur sepse është shumë i vogël në moshë.
Selvije Jao: “Sinqerisht më vjen keq që sot do të dal këtu para jush për ndërrimin e jetës së bashkëshortit tim dhe të një babai të mrekullueshëm, një artisti të mrekullueshëm, një artisti me shumë virtyte, një artisti shumë modest, një njeriu që mua si Selvije më ka kompetuar, më ka mbështetur, më ka respektuar dhe më ka dashur dhe mbi të gjitha më ka falur një djalë si drita. Roeli është vetëm 3 vjet e gjysëm dhe ai ende nuk e kupton se nuk e ka babain e tij dhe unë nuk e di si do të rritet me këtë dhe kush nuk do ta tregoj, por e di se ai është shumë krenar për babain e tij. E ka dashur shumë Shpati është përkushtuar deri në frymën e fundit që Roeli të jetë me të gjitha të mirat të rritet me të gjitha virtytet. Roeli do të jetë shumë krenar dhe sidomos do të jetë krenar bashkë kur të shoh se sa shumë prej jush e keni dashur Shpatin sinqerisht ashtu siç duhet të duhej Shpati. Unë i kam thënë shpesh Shpatit, Shpat ti je shumë i mirë për këtë jetë, je shumë i sinqertë për këtë botën tonë mizore.”
Burimi i artikullit:
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/ClY-YKqjaL_/