Egla Ceno ka dhënë dorheqjen nga Teatri “Skampa” i Elbasanit. Ajo ka postuar një foto të teatrit duke treguar fansave të saj se nuk do të jetë më pjese i tij për arsyen e vetme se nuk është paguar. Egla madje ka zbuluar se i është hequr paga vetëm se luajti rolin në shfaqjen “Babai”, për Eglen një veprim i tillë nga ana e drejtuesve të teatrit është e patolerueshme gjë që e ka detyruar të jap dorheqjen. Ajo në fund të postimit falenderon fansat e teatrit dhe qytetit të Elbasanit për mbështetjen që i kanë dhënë.
Egla Ceno: “Falenderim publik për Teatrin “Skampa” për “bashkëpunimin” që kam patur deri sot.
Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme; sidomos momenti kur u vendos të hiqej paga ime vetëm se mora pjesë në shfaqjen “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental (të paktën ky ishte preteksti që mu komunikua) Një veprim “artistik” me plot finesë, që flet shumë për mënyrën se si vlerësohet puna, artisti dhe njeriu.
Sa për dirigjencën? Bravo. E goditët me stil të vërtetë të lartë “vendimmarrjen kreative”. Kaq kam për dirigjencën! Zoti qoftë me ju, keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit (550 mijë lek tëvjetra rrogë)
Vijoj përpara, më e fortë dhe më e qartë se kurrë për çfarë meritoj dhe çfarë nuk pranoj.
E dua pafundësisht Skampën dhe Elbasanin dhe jam vetëm mirënjohëse për dashurinë e publikut.
Kjo është një histori drejtorllëku por unë “luftën” e kam me skenën jo me drejtorllëkun, prandaj i mrekullueshmi Elbasan, të lutem prano dorëheqjen time. Ju kam në zemër.”
Burimi i artikullit:
https://www.instagram.com/p/DRxfSf0jSCf/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DJygWAytLbe/?img_index=1