Shqipëria që në orët e para të mëngjesit do të paraqitet nën ndikimin e reshjeve të shiut, ku në zonat Jugore dhe Veriore reshjet do të jenë në formën e rrebesheve.
Ndërsa në zonat Qëndrore reshjet e shiu të pritet të jenë në sasira më të pakta. Kjo situat atmosferike parashikohet të na shoqërojë deri në orët e pasdites, ku dhe pritet dobësim gradual i këtij sistemi me reshje i cili në vijim do të sjelli vetëm momente të pakta me pika shiu në Veriperëndim dhe pjesërisht në zonat Qëndrore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në zonat Juglindore deri në 20 gradë celcius vlera më e lartë e cila pritet në Sarandë.
Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi 55 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht juglindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-merkure-3-dhjetor-2025/