Familjarët e Elijonës kanë bërë thirrje publike ndaj institucioneve të Kosovës që ti lejojnë që të dërgojnë dronat në shtëpi si surprizë për Elijonën.
Me anë të një postimi nga instagrami i Elijonës ata kanë treguar që po planifikojnë një surprizë të madhe për të ku do ti dërgojnë 20 drona. Po për këtë surprizë shteti nuk i ka lejuar dhe familjarët e Elijonës janë detyruar që ti bëjnë një kërkesë publike institucioneve shtetërore.
Familjarët e Elijonës: “❗ THIRRJE PUBLIKE ❗
Për përkrahjen e vajzës sonë Eljona Binakaj janë përgatitur 20 drona për t’u dërguar në BBVK, si shenjë dashurie dhe mbështetjeje nga publiku.
Fatkeqësisht, Aviacioni Civil nuk po na lejon dërgimin e tyre.
🗣️ I bëjmë thirrje publike të gjitha institucioneve përkatëse që të na japin lejen e nevojshme për realizimin e kësaj surprize, e cila ka vetëm qëllim pozitiv dhe simbolik.
Mbështetja për Elonën është e madhe dhe ne duam që ajo të ndihet e përkrahur nga të gjithë ju!
🙏 Ju lutemi ta shperndani këtë postim që zëri ynë të dëgjohet!”
Burimi i artikullit:
https://www.instagram.com/p/DRzQXu6iEGU/?img_index=1
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/DMf4gsxNlz3/?img_index=1