Aktualitet

Gjesti i madh pas këngës “Engjëll babai im” – I gjithë fitimi shkon vetëm për Nikitën!

Kenga e re “Engjëll babai im” nga Mariglen Hazizaj dhe Nikita po prek zemrat e publikut, duke grumbulluar qindar mijera klikime që në oret e para të publikimit. Kjo këngë është dedikim për babin e ndjerë të Nikitës që humbi jetën pak muaj më parë si pasojë e një aksidenti.

Projekti i publikuar nga Acromax, ka marr një vëmëndje të madhe jo vetëm për mesazhin emocional, por edhe për një gjest të rrallë që qëndron pas tij.

Sipërmarrja e realizuar nga Mariglen Hazizaj, në bashkëpunim me Nikitën, dhe me ndihmën e Acromax, ka një qëllim të vecantë: të gjitha të ardhurat nga klikimet i janë lënë 100% Nikitës.

Ky vendim ka bërë që kënga të marrë, edhe më shumë respekt nga publiku, i cili e sheh projektin jo thjeshtë si një vepër artistike, por një akt zemre.

Me mbi 265 mijë shikime, 27 mijë pëlqime edhe një reagim masiv pozitivë, engjëll babai im po kthehet shpejtë në një ndër këngët më të diskutueshme dhe më të ndjera të fundvitit.