Territorit Shqiptar do të paraqitet nën dominimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe juglindore duke gjeneruar reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në skajin juglindor.
Orët e pasdites do të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që vendi ynë të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të përkohëshme; në mbrëmje dhe gjatë natës vranësirat do të largohen nga i gjithë territori i vendit. T
emperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në Peshkopi deri në 20 gradë celcius vlera maksimale në rang vendi.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht veriore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-shtune-6-dhjetor-2025/
Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/beautiful-road-going-through-farm-cornfield-with-tree-end-colorful-sky_11343676.htm#fromView=search&page=1&position=4&uuid=6d0c8721-60d5-450e-a1a0-9e5248e4d3ed&query=cloudy+day