Ish banori i Big Brother Vip Albania 4, Joz Marku ka bërë lëmsh rrjetin me deklaratën e fundit në emisionin “Goca dhe Gra”. Në emision ishte e ftuar Françeska Murati ku konfirmoi se do të jetë opinionistja e Fan Club, por që nuk mund ta zbulonte se kush është opinionisti i dytë i këtij edicioni.
Moderatorja e programit, Rudina Dembacaj telefonoi Joz Markun, i cili është përfolur shumë se do të jetë ai opinionisti i këtij edicionit. Joz Marku në përgjigjen e tij as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mëhoi nëse do të jetë pjesë si opinionist në Fan Clube.
Joz Marku: “Fillimisht urime dhe suksese për kolegen dhe për mua edhe jam edhe sjam, për më shumë pyetni Françeskën. Gjithsesi unë akoma nuk kam firmosur ndënjë kontratë por pyesni më mirë Françeskën dhe ajo do t’ju japi ndonjë detaj.”
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=GvaaFizjL3g
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo/?fbid=1254087416759737&set=a.638070665028085&locale=sq_AL