Vlerat e larta barike do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në Territorin Shqiptar mot të kthjellët dhe temperatura të larta deri në 5 gradë Celcius mbi vlerat normale të dhjetorit. Parashikohet që pas mesditës dhe në vijim të shfaqen vranësira të lehta si fillim në veri të vendit dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë zonën malore më të dukshme në skajin verior dhe verilindor të Shqipërisë megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në orët e mëngjesit por maksimumet do të rriten sërisht duke luhatur vlerat ditore nga 1gradë celcius vlera më e ulët e shënuar në Ersekë deri në 21 gradë celcius vlera më e lartë e cila do të shënohet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 40 kilometra në orë nga drejtimi veriperëndimor për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-merkure-10-dhjetor-2025/