ShowBiz

Zbulohet opinionistja e parë e Big Brother Vip Albania

Françeska Murati do të jetë opinionistja e Fan Club të sezonit të 5 të Big Brother Vip Albania. Lajmin e ka konfirmuar vetë Françeska në një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra.” Ajo ka treguar se është shumë e lumtur për pozicionin që i kanë caktuar në emisionin që i hapi shumë dyer dhe e njohu me publikun shqiptar.

Ju kujtojmë se Françeska Murati ka qenë banore në Big Brother Vip Albania 3 duke u bërë një nga banoret më të spikatuara dhe më të pyelqyera të atij edicioni.

 

Françeska Murati: “Me shumë kënaqësi unë do të rikthehem tek vendi që më ka dhënë të gjithë vëmëndjen dhe më ka dhënë një hapje shumë të madhe që unë të nis një jetë kaq të bukur në shqipëri. Unë do të jem këtë vit opinioniste në Fan Club.”

Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=GvaaFizjL3g

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo/?fbid=1254087416759737&set=a.638070665028085&locale=sq_AL