Home Lifestyle Parashikimi motit, 11 dhjetor 2025
Parashikimi motit, 11 dhjetor 2025
0

Parashikimi motit, 11 dhjetor 2025

0
0

Prezenca e një qendre Anticiklonare mbi rajonin e Mesdheut do të diktojë kushtet atmosferike edhe në territori Shqiptar duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët, deri pas mesditës kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër territor ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në gjysmën Lindore të Shqipërisë, por nuk priten reshje ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3 gradë celcius vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 21 gradë celcius vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 35 kilometra në orë nga drejtimi perëndimore dhe juglindore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-enjte-11-dhjetor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/mysterious-winter-landscape-majestic-mountains-winter-magical-winter-snow-covered-tree-carpathian-ukraine_9123190.htm#fromView=search&page=1&position=1&uuid=09654466-fb6c-4caa-b825-9e9dc802e753&query=cold+sunny+day