Home Aktualitet Serena Sula publikon “Diss One”, klipin e parë shqiptar të prodhuar me inteligjencë artificiale nga Acromax
Serena Sula publikon “Diss One”, klipin e parë shqiptar të prodhuar me inteligjencë artificiale nga Acromax
0

Serena Sula publikon “Diss One”, klipin e parë shqiptar të prodhuar me inteligjencë artificiale nga Acromax

0
0

Këngëtarja Serena Sula ka lansuar këngën e saj të re diss, “Diss One”, ku nuk kursen thumbat ndaj Encës dhe disa nga personazhet më të njohur të showbiz-it shqiptar. Klipi është publikuar në kanalin e ‘Arkiva Shqip’ nga vetë Serena.


Ky është videoklipi i parë i prodhuar nga Acromax me ndihmën e inteligjencës artificiale, duke krijuar një efekt vizual të veçantë dhe duke nxjerrë në pah mesazhin e këngës. Aldor Nini, CEO i Acromax në një intervistë të dhënë së fundmi deklaron se inteligjenca artificiale do të bëhet një nga instrumentet më të fuqishme për të vizualizuar imagjinatën artistike të çdo krijuesi. Sipas tij, në klipin e Serenës është arritur të krijohet diçka unike pa përdorur aktorë ose materiale të gatshme nga interneti, e cila lidhet në mënyrë perfekte me xhirimet reale të bëra me kamera tradicionale. Ky miksim teknologjik, sipas Ninit, mund të shënojë një hap të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë së artit me ritme më të shpejta se ato të viteve të fundit.


Por “Diss One” nuk është vetëm një eksperiment teknologjik. Kënga kritikon shoqërinë moderne, duke nxjerrë në pah fenomenin e ndërhyrjeve estetike tek vajzat që synojnë pamjen perfekte. Serena, e njohur për paraqitjen e saj natyrale gjatë pjesëmarrjes në Miss Universe, përdor këtë këngë si një thirrje për të ruajtur origjinalitetin, pa hezituar të përfshijë mesazhe të forta ndaj personazheve të tjerë dhe elemente provokuese si kërcimi twerk.


Ky projekt tregon se artistët shqiptarë po eksplorojnë jo vetëm kufijtë e muzikës, por edhe mënyrat e reja të shprehjes vizuale, duke bashkuar kreativitetin me teknologjinë më të avancuar.

 

Kliko këtu për të dëgjuar këngën: https://www.youtube.com/watch?v=pTaDSuoae8M