Lifestyle

Parashikimi motit, 15 dhjetor 2025

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë prej shumë ditësh do të  sjellin përgjatë 24 orëshit mot të kthjellët  dhe të ngrohtë.

Parashikohet që kthjellimet të jenë prezente deri në orët e vona të pasdites në pothuajse të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në Ultësirën Perëndimore. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të lehta të vranësirave në të gjithë Shqipërinë dhe pritet që më të theksuara vranësirat të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë celcius temperatura më e ulët deri në 20 gradë celcius vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 30 kilometra në orë në det të hapur me drejtim nga veri dhe veriperëndimor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-hene-15-dhjetor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/beautiful-shot-sunlight-forest-winter-day_15696394.htm#fromView=search&page=1&position=12&uuid=2c48a8cb-6431-4ea4-a66e-ebf2d76f68d5&query=cold+sunny+day