Sa shumë emra janë përfolur gjatë këtyre ditëve të fundit se kush do të jenë moderatoja dhe opinionistët e Big Brother Fan Club. Francceska Murati një nga opinionistet e Big Brother Fan Clube e zbuloi vetë në emisionin “Goca dhe Gra”, por se kush do të ishte opinionisti tjetër dhe moderatorja akoma nuk ishte zbuluar deri ditën e sotme. Në profilin zyrtar të Big Brother Fan Clube u konfirmuan emrat e shumë përfolur të Kiara Titos si moderatorja e formatit dhe Arjan Konomit si opinionist.
Fan Club: “Arjan Konomi – Opinionist në “Fan Club Big Brother VIP”. Prej datës 21 dhjetor, ora 12:45 në ekranin e Top Channel.”
Fan Club: “Kiara Tito – Moderatore e “Fan Club Big Brother VIP”. Prej datës 21 dhjetor, ora 12:45 në ekranin e Top Channel.”


Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/bigbrothervip.fanclub/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DRsKQrtDVnC/?img_index=1