ShowBiz

Çfarë ndodhi? Familjarët e Labinot Rexhës i kërkojnë produksionit të marr masa

Një incident i ndodhur gjatë ditës së djeshme mes Klodianit dhe Labinotit ka bërë që familjarët e këtij të fundit të reagojnë në mënyrë të menjëherëshme duke i kërkuar produksionit të marr masa.

Klodi i derdhi një pije energjike Labinotit në fytyrë dhe kjo ka nervozuar banorin i cili ëdhe ai vetë ka kërkuar produksionit që të marr masa. Akoma nuk kemi një reagim nga produksioni se cilin ndëshkim do të marrë Klodi, nëse do të marr ndonjë ndëshkim sigurisht.

Familjarët e Labinotit: “Ne, si familje dhe menaxhment të Labinot Rexha banor i Big Brother Vip Kosova, shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me një incident serioz që ka ndodhur brenda shtëpisë

Sipas asaj që është transmetuar dhe konstatuar, ndaj LABIT është ushtruar presion psikologjik, si dhe është kryer një veprim i papranueshëm duke i hedhur pije energjike në fytyrë, kryesisht në zonën e syve. Ky veprim përbën cenim të dinjitetit, sigurisë personale dhe shëndetit, dhe tejkalon çdo kufi të lojës apo debatit verbal.

Fakti që personi përgjegjës vazhdon të jetë banor në shtëpi, pa asnjë masë të dukshme, rrit shqetësimin tonë si familje dhe krijon një precedent të rrezikshëm për tolerimin e sjelljeve të tilla.

Nëpërmjet kësaj deklarate, kërkojmë nga produksioni dhe Vëllai i Madh që rasti të trajtohet me seriozitet maksimal dhe të merren masat disiplinore përkatëse, në përputhje me rregulloren e Big Brother VIP Kosova.

Kjo deklaratë nuk ka për qëllim përfitim apo konflikt, por mbrojtjen e sigurisë. shëndetit dhe dinjitetit të familjarit tonë dhe respektimin e rregullave të formatit.

Familja & Menaxheri.”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DNhIo9XImuJ/

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo/?fbid=830258423106269&set=a.122721250526660