ShowBiz

Mamaja e Shpat Kasapit vjen me një reagim të fortë: Do i dënojë jo vetëm moralisht por edhe ligjërisht

Mamaja e këngëtarit të njohur Shpat Kasap ii cili humbi jetën në myënyrë tragjike në moshën 40 vjeccare, ka bërë një reagim publik në rrjetet e saj sociale.

Ajo ka falenderuar Selvijen për dashurinë që i ka dhënë Shpatit të cilën e quan shpirtin e shpirtit. Ajo ka folur edhe për komentet negative që ka marrë ku për zonjën Gjylsere këto komente do të dënohen si moralisht por edhe ligjërisht.

 

Mamaja e Shpat Kasapit: “I faleminderoj të gjithë familjarët e familjes KASAPI, familjes sime nga prindërit e mi dhe natyrisht të gjithë shoqërisë sonë në përgjithësi, kolegëve dhe artistëve nga të gjitha trevat shqiptare për mbështetjen dhe ndarjen me ne, të dhimbjes së madhe që po përjetojmë me largimin nga jeta të SHPATIT tonë të dashur për të gjithë…! Në mënyrë të veçantë dua të faleminderoj SELVIJEN time të dashur, shpirtin e shpitit tim Shpatit, i cili jo vetëm që e dashuronte por, e adhuronte për butësinë, çiltërsinë, moralin e një bashkëshorteje të devotshme, e cila maksimalisht ishte e përkushtuar jo vetëm si bashkëudhëtuese në jetën e tyre të përbashkët, por edhe si një nënë e shkëlqyeshme e nipit tim të vogël, ROELIT..! Kjo u vërtetua edhe me faktin se Shpati ndëroi jetë në krahërorin e Selvijes, mbi të cilët u hudh edhe Roeli, duke mos kuptuar se çka ndodhë…!!!Faleminderim të sinqertë dua të shpreh edhe për familjen e Sefer dhe Elida Jao, Agimin dhe Besnikun, një familje e mrekullueshme, të cilët gjatë gjithë periudhës martesore të Shpatit dhe Selvijes, kanë qëndruar afër nesh gjithëmonë, kurse Shpatin e kishin jo si dhëndrin por si djalin e tyre…!

Çdo spekulim ndryshe nga kjo që me zemër të thyer dhe lot në sy prej nëne, vjehre dhe gjysheje, do e dënoj ja vetëm moralisht por edhe ligjërisht…! Ju lutem atyre, që në këto momente mundohen të na shqetësojnë si familje në përgjithësi, cilindo prej emrave që përmenda më lartë, sidomos Selvijen time të dashur dhe të respektuar, e cila më mban të gjallë në këto çaste të rënda për mua, të lejojnë t’a përjetojmë dhimbjen tonë të thellë dhe le të shohin punët e tyre personale..!

Për fund, një FALEMINDERIM 1ë thellë për gjithë ata që na ngushëlluan për Yllin, Dritën dhe Birin tim dhe të juajin SHPATIN… PREHU NË PAQË SHPIRTI I MAMIT.”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/selvije.jao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DL0OKcvtk92/?img_index=1