Nëna e Benitës i kërkon të lërë shtëpinë e Big Brother Vip Kosova: Jam sëmurë kam nevojë për ty
Nëtën e mbrëmshme ishte “Prime” e Big Brother Kosova ku pati shumë debate por edhe surpriza, nga rikthimi i Tony e deri te nëna e Benitës e cila erdhi me një kërkesë që çuditi moderatorët. Ajo i kërkojë vajzës së saj që të lënte shtëpinë e Big Brother Vip Kosova dhe të shkonte në shtëpi me të sepse ajo nuk është në gjëndje të mirë shëndetsore dhe ka nevojë për të. Benita nuk i besoj fjalët e nënës së saj dhe tha se e bën vetëm për ta nxjerrë atë nga shtëpia se nuk i ka pëlqyer sjellja e saj. Alaudini i la kohë 24 orë Benitës së të vendosi se çfarë do të bëjë a do ta lërë shtëpinë a jo?
Nëna e Benitës: “Nuk dua të të shqetësoj por unë jam shumë sëmurë, më beso shumë keq jam me hipertension edhe kam nevoj për ty. Produksioni i ka dokumentat e mia dhe ti e di që vëllai dhe babi janë në punë dhe unë kam nevoj për ty, kam nevoj shumë për vajzën time.”
Benita: “Unë këtë gjë nuk jam duke e parë shumë reale dhe unë e di që mami im më përkrah gjithmonë dhe e di që ndoshta nuk i kanë pëlqyer sjelljet e mia këtu brënda se e din se çfarë personi jam jashtë dhe brënda kam ndryshuar komplet karakter dhe nuk jam vetvetja. Unë nuk po them që je duke gënjyer, por që po mendoj që më shumë janë këto arsyet.”
Burimi i artikullit:
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DPenUE8Dvnm/?img_index=1