Lifestyle

Parashikimi motit, 23 dhjetor 2025

Një qendër e presionit të ulët atmosferik do të zhvillohet në Veriperëndim të Ballkanit duke sjellë përkeqësim të kushteve atmtosferike edhe në vendin tone për pasoje vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante si fillim në skajin Verior dhe gradualisht në mesditë do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe shira në të gjithë vendin por më të dendura priten në zonat Jugore dhe Juglindore ku priten reshje të dendura dëborë.

Ky destabilitet i atmosferës do të mbetet prezent edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale por ulen ndjeshëm maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga -2 gradë celcius temperatura më e ulët në qarkun e Korcës deri në 19 gradë celcius vlera më e lartë e cila do të shënohet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë; me shpejtësi mbi 65 kilometra në orë nga drejtimi jugor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-marte-23-dhjetor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/high-angle-shot-valley-covered-with-snow-dark-cloudy-sky_9991100.htm#fromView=search&page=1&position=0&uuid=883e27d4-eb0f-4834-aac8-70b392663712&query=cold+cloudy+day