Si pasojë e masave ajrore të ftohta nga poli i veriut. Vendi yne do të dominohet nga mot kryesisht i kthjellët por i ftohtë.
Parashikohet që vranësirat të jenë prezente pothuajse në të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero i ftohti do të ndjehet edhe më shumë për shkak të lagështirës së lartë në ajër.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat minimale por rriten lehtë maksimumet duke u luhatur nga -6 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 14 gradë celcius vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.
Era do të fryjë mesatare por e ftohtë nga drejtimi veri dhe verilindore me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-shtune-27-dhjetor-2025/