Lifestyle

Parashikimi motit, 29 dhjetor 2025

Pritet rënie e mëtejshme e vlerave Barike duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike në vendin tone.

Parashikohet që orët e paradites të mbizotërohen nga intervale të gjata me kthjellime ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit të cilat pas mesnatës do të bëhen më të dukshme.

Dita e hënë do të jetë edhe dita më e ftohtë e kësaj  jave ku termometri do të jetë disa gradë nën zero. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -6 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në Peshkopi deri në 12 gradë celcius vlera më e lartë në rang vendi. 

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht verilindorë kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-hene-29-dhjetor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/sunset-view-snowy-winter_12690437.htm#fromView=search&page=1&position=40&uuid=518a7341-28e1-4cb1-b275-d58c7f94d021&query=cold+sunny+day