Shkurte Haxhiu është eleminuar ditën e premte si pasojë e Zarfit të Zi pas lojës që Alba dhe Shkurta i bën Dolçës me ujë. Për shkak të këtij dënimi Shkurta u eleminua përfundimisht nga gara duke hequr dorë nga çmimi i madh.
Ky vendim i produksionit që Shkurta të dilte në nominim me Zarf të Zi nuk i ka pëlqyer aspak asaj gjë që ka agravuar në momentin kur ishte në studio duke akuzuar produksionin që nuk i ka dhënë mundësi të tregoj linjën e jetës për historinë e trishtë që ajo ka me vëllain e saj.
Por nuk ka përfunduar këtu ajo ka reaguar sërisht në rrjetet e saj sociale duke akuzuar produksionin për daljen e saj nga shtëpia.
Shkurte Haxhiu: “Dy nominime brenda një nate u bënë për mua. Unë, si Shkurta Haxhiu, i shpëtova eliminimit nga publiku, sepse më votuan dhe më mbështetën. Por nuk i shpëtova ‘zarf-it të zi’ nga produksioni. Dhunuesen e mbajtën brenda, ndërsa një njeri që nuk ka lënduar asnjëherë askënd e nxorën jashtë. Kjo ishte një padrejtësi e madhe për mua.”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/shkurtehaxhiuu/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DQfUL9wiCyT/