Një gjykatë në Paris ka shpallur fajtorë dhjetë persona për ngacmim kibernetik ndaj Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, raporton Associated Press.
Rasti kishte të bënte me fyerje degraduese dhe thashetheme të përhapura në rrjetet sociale për Zonjën e Parë të Francës. Brigitte Macron nuk u përshkrua si grua , por si “një burrë”, apo edhe si vëllai i saj më i madh, Jean-Michel Trogneux. Pati gjithashtu komente përçmuese për trupin e saj dhe diferencën në moshë me bashkëshortin e saj, Presidentin Francez Emmanuel Macron 48 vjec. Shpifja përfshinte akuza të pabaza për vepra penale pedofilike që lidheshin me diferencën në moshë midis bashkëshortëve. Brigitte Macron vuajti shumë nga ngacmimi kibernetik, i cili vazhdoi për vite me radhë.
Të pandehurit ishin tetë burra dhe dy gra të moshës midis 41 dhe 65 vjeç, përfshirë një agjent burse, një mësues sporti, një politikan vendas dhe një fallxhore. Gjykata dha dënime që varionin nga kurse të detyrueshme ndërgjegjësimi për ngacmimin kibernetik deri në dënime me kusht tetëmujore. Gjykata theksoi natyrën “veçanërisht degraduese, fyese dhe keqdashëse” të komenteve në lidhje me akuzat e rreme.
Burimi i artikullit: https://www.bild.de/unterhaltung/stars-und-leute/cybermobbing-urteil-im-fall-brigitte-macron-10-personen-schuldig-gesprochen-695b8ca2c83d5f8e0659cb9b
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DQUY1hbgj8q/?img_index=2