Modelja e njohur Oriola Marashi ka bërë një reagim duke i dal në mbrojtje banores së Big Brother Vip Albania 5, pas fotove virale.
Një foto e Stelinës pa make-up ka qarkulluar gjatë këtyre ditëve ku fansat e programit kanë bërë komente denigruese për figurën e Stelinës, por jo vetëm fansat edhe disa të ashtuquajtura portale kanë publikuar foton e Stelinës ku fytyra e saj duket e acaruar nga aknet, duke marë shkas nga këto reagime të shumta.
Oriola Marashi ka publikuar një foto të sajën pa make-up duke i treguar fansave se si është në realitet një person që ka apo nuk ka akne.
Oriola Marashi: “EDHE KJO ESHTE BUKURI REALE.
AKNET NUK JANE TURP.
KJO KA QENE LEKURA ME E KEQE E JETES TIME, POR NUK ME KA HEQUR VLEREN. JU LUTEM, TREGONI ME SHUME EMPATI.”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/stories/oriolamarashi/3803976713424200820/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DTEJzK7DKFD/