Home Lifestyle Parashikimi motit, 7 janar 2026
Parashikimi motit, 7 janar 2026
0

Parashikimi motit, 7 janar 2026

0
0

Masat e ngrohta dhe të lagështa do të vijojnë ndikimin e tyre në të gjithë territori duke sjellë vranësira dhe reshje shiu si edhe reshje e dëbore në zona të thella malore.

Rrebeshe të shpeshta priten në veri dhe veriperëndim të vendit, parashikohet që pjesa e dyte e ditës të sjellë dobësim të sistemit të vranësirave  dhe rënie të intensitetit të shirave në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3 gradë celcius temperatura më e ulët e cila do të shënohet në qytetin e Pukës dhe maksimumi do të ngjitet deri në 15 gradë celcius në qarkun e Durrësit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 65 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht jugor për pasojë në bregdet do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-merkure-7-janar-2026/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/beautiful-shot-dry-bare-trees-near-road-mountains-cold-winter-day_9077005.htm#fromView=search&page=3&position=42&uuid=662f9df0-cf4f-48fb-989f-46130e9b5f8c&query=cold+rainy+day