Një qendër ciklonare e vendosur prej disa ditësh në Perëndim të Ballkanit do të vijojë ndikimin e saj edhe në vendin tone duke sjellë vranësira dhe shira me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë në të gjithë Ultësirën Perëndimore.
Në zonat malore rikthehen reshjet e dëborës parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin dobësim të intensiteti të reshjeve në të gjithë territorin e vendit por vetëm gjatë natës vonë pritet ndërprerje e tyre.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie të ndjeshme të tyre duke u luhatur nga -1 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në shumë zona të verilindjes deri në 11 gradë celcius do të jetë vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë nga drejtimi veriperëndimor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 5 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-enjte-8-janar-2026/