Elijona ditën e djeshme ka bërë deklarata të forta kundrejt Ludos. Ajo ka akuzuar Ludon për ngacmim seksual dhe për këtë arsye kanë reaguar familjarët e saj nëpërmjet instagramit zyrtar të Elijonës. Ata kanë treguar se kjo sjellje e Ludos ndaj Elijonës është e papranueshme dhe se kjo është dhunë dhe ata presin që produksioni të marr masa për këtë ccështje kaq të rëndë.
Elijona: “Njoftim – Deklaratë e papranueshme në Big Brother. Ne, familja dhe managementi, kemi heshtur në shumë raste kur Elijona ka pasur pasoja të mëdha emocionale dhe psikologjike brenda shtëpisë. Por kur një situatë kalon çdo kufi, dikur bëhet BOLL. STOP DHUNËS. Qasja e Ludos ndaj Elijonës në këto video është jo në rregull dhe nuk duhet normalizuar. Sjellja dhe mënyra e komunikimit tejkalojnë kufijtë e respektit dhe krijojnë presion emocional që askush nuk meriton ta përjetojë – as në shtëpi, as jashtë saj. Kjo nuk është metaforë, nuk është shaka dhe nuk është debat. Kjo është gjuhë e dhunës ekstreme, kërcënuese dhe plotësisht e papranueshme, pavarësisht kontekstit apo emocioneve të momentit. Asnjë lojë, asnjë konflikt dhe asnjë format televiziv nuk e justifikon thirrjen për dhunë fizike apo vdekje ndaj një personi. Thirrje për audiencën dhe produksionin: Këto deklarata duhet të adresohen seriozisht, sepse fjala ka peshë dhe pasojat janë reale.”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/elijona/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DRU89yGjBYJ/