Xhenta ka reaguar ashpër për situatën e Albës dhe Limit, duke ngritur një debat të fortë mbi mënyrën se si po trajtohen femrat në publik, veccanërisht kur përfshihen ndjenjat. Në postimin e saj e saj ajo thekson se dashuria shpesh na bën emocionale dhe jo racionale, pork jo nuk duhet të kthehet në arsye për gjykim publik dhe linccim. Sipas Xhenetës, po mbahet padrejtësisht përgjegjëse për një situatë ku mashkulli ka pranuar hapur se ka pasur një lidhje paralele. Megjithëatë faji po i faturohet vetëm asaj duke normalizuar sjelljen që dëmtojnë dhe duke heshtur përballë të vërtetës.
Xheneta Fetahu: “Le ta themi qartë që në fillim: kur dashurojmë, nuk jemi racionalë. Bëhemi të verber emocionalisht nuk shohim qartë dhe shpesh as nuk dëgjojmë gjithçka siç është. Kjo është natyra e ndjenjës, jo dobësi dhe as faj.
Shumë shpesh nuk më ka pëlqyer Alba në disa raste dhe disa nga reagimet e saj, por në këto momente nuk pajtohem aspak që një femër të gjykohet publikisht nga një opinioniste femër, vetëm pse ka dashuruar dhe i ka besuar mashkullit që kishte përballë. Sidomos kur ai e pranon hapur se në të njëjtën kohë ka dalë edhe me femra të tjera.
Me ia ngarku fajin femrës në këtë situatë është padrejtësi e pastër dhe mungesë empatie Opinioni kërkon përgjegjësi, ndjeshmëri dhe drejtësi jo gjykim të ftohtë dhe normalizim të sjelljeve që tëndojnë. Sot aty mungon Valdrin Sahiti jo vetëm për me e motivu Alben, por edhe për me i dhënë zë e mbështetje shumë femrave që gjenden në të njëjtën pozitë si ajo. Sot shumë gra vuajnë brenda mureve të shtëpisë, duke e ditur që burrat apo meshkujt që kanë përkrah i tradhtojnë, dhe nga mungesa e forcës zgjedhin me duru. Jo sepse nuk e dinë të vërtetën, por sepse shpresojnë.
Sot ka qenë momenti i duhur me dërgu mesazhin e saktë: gratë e martuara dhe femnat e lidhura nuk duhet me duru, duke u mashtru me idenë që një mashkull do të ndryshojë një ditë dhe do t’i dojë apo respektojë ashtu siç meritojnë.
Meshkujt nuk ndryshojnë nëse vetë nuk e zgjedhin ndryshimin. Kur një mashkull vendos mos me respektu dhe mos me dashur, asgjë që bën ti nuk e ndryshon këtë realitet. Të duruarit nuk është forcë është vetëharrim.”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/stories/xhennetafetahuu/3808746374716837177/?hl=en
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DTa_he0DWET/?hl=en&img_index=1