ShowBiz

Kriza e moshës së mesme: Pse njerëzit janë më pak të lumtur mes 40 dhe 46 vjeç?

Krizat globale si luftërat, pandemitë dhe vështirësitë ekonomike kanë një efekt të veçantë tek njerëzit: i detyrojnë të ndalen dhe të reflektojnë për jetën e tyre.

Në momente të tilla, shumëkush përballet me pyetje të mëdha ekzistenciale: A po jetoj si duhet? A jam i kënaqur me jetën dhe marrëdhëniet e mia?

Sipas ekspertëve, këto ndjenja bëhen veçanërisht të forta në moshën e mesme, kur shumë individë, edhe pse të suksesshëm në dukje, ndihen të lodhur dhe të zbrazët.

Studiuesit e quajnë këtë fenomen “paradoksi i moshës së mesme”. Rreth moshës 40–45 vjeç, shumë njerëz arrijnë objektivat kryesore në jetë – karrierë, familje, status – por kuptojnë se këto nuk garantojnë lumturi të përhershme.

Sipas ekonomistëve David Blanchflower dhe Andrew Oswald, niveli i lumturisë ndjek një model në formë “U”. Pas analizës së mbi 500 mijë anketave në 72 vende, ata zbuluan se pika më e ulët e lumturisë ndodhet mes moshës 40 dhe 46 vjeç.

Çfarë e shkakton këtë rënie?

Ekspertët theksojnë se kjo periudhë nuk është thjesht lodhje apo stres, por një krizë më e thellë ekzistenciale, ku vlerat dhe qëllimet e vjetra nuk funksionojnë më, ndërsa të rejat ende nuk janë gjetur.

Megjithatë, ka edhe lajme pozitive: pas kësaj periudhe, niveli i lumturisë fillon të rritet sërish, pasi njerëzit ndryshojnë prioritetet, fokusohen më pak te statusi dhe më shumë te marrëdhëniet dhe kënaqësitë e thjeshta të jetës.

Burimi: https://www.psychologytoday.com/us/blog/the-psychology-of-relationships-and-emotional-intelligence/202603/what-to-do-when-you-hit

Foto: freepik.com