ShowBiz

“Më pëlqejnë meshkujt xhelozë”/ Biseda mes Mateos dhe Brikenës zbulon anën e tyre emocionale

Një bisedë e sinqertë dhe mjaft personale ka ndodhur mes Mateos dhe Brikenës, ku të dy kanë folur hapur për xhelozinë dhe ndikimin e saj në marrëdhënie.

Gjatë diskutimit, Mateo rrëfeu se në të kaluarën ka qenë shumë xheloz, një tipar që sipas tij i ka sjellë jo pak vështirësi. Ai theksoi se me kalimin e kohës ka arritur ta kontrollojë më shumë veten, por pranoi se ende e ndjen këtë anë të tij.

“Më parë kam qenë shumë xheloz… me kohën jam qetësuar pak. Nuk më pëlqen fare që jam xheloz, e urrej këtë gjë te vetja,” u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Brikena u surprizua me deklaratën, duke thënë se asaj i pëlqejnë meshkujt xhelozë, por theksoi se nuk i pëlqen të provokojë xhelozi te partneri.

“Mua më pëlqejnë meshkujt xhelozë, por nuk kam qejf ta bëj dikë xheloz, sepse është diçka shumë e keqe,” u shpreh ajo.

Biseda mes tyre u kthye në një reflektim mbi marrëdhëniet, besimin dhe rritjen personale, duke treguar një anë më të ndjeshme dhe njerëzore të të dyve.

Burimi: https://www.instagram.com/itsbriki/?hl=en

Foto; https://www.instagram.com/itsbriki/?hl=en