ShowBiz

Landi rrëfen momentin e dhimbshëm: Vdekjen e Dr. Florit e mora vesh nga televizori

Këngëtari i njohur Roland Hysi, i njohur ndryshe si Landi, ka ndarë një nga momentet më të vështira të jetës së tij gjatë një interviste me Meriton Mjekiqin.

Duke folur për karrierën dhe rrugëtimin në industrinë muzikore, ai u ndal edhe te humbja e mikut të tij të ngushtë dhe bashkëpunëtorit në “West Side Family”, Dr. Flori, një nga figurat më të dashura të muzikës shqiptare.

Landi rrëfeu me emocione se lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Florit e kishte marrë në mënyrë të papritur, përmes telefonatave dhe më pas nga lajmet në televizor.
“Florin tha e kanë marrë me ambulancë, e mora vesh nga telefonatat dhe lajmet në televizor që ka ndërruar jetë… mendova që pas kësaj nuk do të kemi mundësi të prodhojmë,” u shpreh ai.

Pas kësaj humbjeje të madhe, Landi së bashku me Armir Shahinin dhe pjesëtarë të tjerë kanë vijuar aktivitetin muzikor, duke ruajtur frymën dhe trashëgiminë e grupit “West Side Family”. Më vonë, pjesë e grupit u bë edhe Alban Kondi, vëllai i Dr. Florit.

Artistët kanë rikthyer vëmendjen e publikut, veçanërisht pas pjesëmarrjes së Mirit në “Big Brother VIP Albania 5”, duke sjellë sërish në fokus hitet e tyre më të njohura. Një ndër to është edhe kënga “Çike Çike”, e cila ka rikthyer nostalgjinë tek fansat.

Intervista pritet të transmetohet sonte në orën 20:00, duke sjellë më shumë rrëfime personale dhe detaje nga jeta dhe karriera e një prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare.

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=EiafxfQLHQI

Foto:https://www.instagram.com/landifornia/?hl=en