Home ShowBiz Elizabeth Olsen në pritje të fëmijës së parë? Dalja e fundit ndez rrjetin
Elizabeth Olsen në pritje të fëmijës së parë? Dalja e fundit ndez rrjetin
0

Elizabeth Olsen në pritje të fëmijës së parë? Dalja e fundit ndez rrjetin

0
0

Aktorja e njohur e Marvel, Elizabeth Olsen, është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pasi një dalje e fundit në Los Angeles së bashku me bashkëshortin e saj, Robbie Arnett, ka nxitur spekulime për një shtatzëni të mundshme.

37-vjeçarja u shfaq e veshur me një stil të rehatshëm, me këmishë blu të lirshme, pantallona të errëta dhe atlete, ndërsa mbante syze dielli dhe kapelë. Pikërisht zgjedhja e veshjes ka bërë që fansat të aludojnë për një “bebe bump”, duke ndezur diskutimet në rrjetet sociale.

Fotografitë e publikuara kanë sjellë reagime të ndryshme: në disa prej tyre nuk vërehet ndonjë ndryshim i dukshëm, ndërsa në të tjera fansat pretendojnë se mund të shihet një formë që sugjeron shtatzëni. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga aktorja apo partneri i saj.

Elizabeth Olsen dhe Robbie Arnett kanë zgjedhur gjithmonë të mbajnë jetën e tyre personale larg vëmendjes mediatike. Çifti është bashkë që nga viti 2017, u fejuan në vitin 2019 dhe u martuan në mënyrë private në vitin 2020, duke e bërë publike martesën një vit më vonë.

Nëse lajmet rezultojnë të vërteta, ky do të ishte fëmija i parë për çiftin. Ndërkohë, Olsen vijon të jetë aktive në karrierë, me projektin e saj më të fundit, filmin thriller “Panic Carefully”, ku luan përkrah Julia Roberts dhe Eddie Redmayne, i cili pritet të dalë në kinema më 26 shkurt 2027.

Burimi: https://www.instagram.com/elizabetholsen.i
Foto:  https://www.instagram.com/elizabetholsen.i