ShowBiz

Ribashkim në horizont? Nora Istrefi dhe Robert Berisha shfaqen sërish bashkë

Këngëtarët e njohur Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pasi janë parë së fundmi së bashku në një darkë në Zvicër, në shoqërinë e një miku të përbashkët.

Dyshja ka kaluar një mbrëmje të qetë në një restorant, ku janë shfaqur të relaksuar dhe në humor të mirë. Pamjet e publikuara kanë ngjallur menjëherë reagime në rrjetet sociale, duke rikthyer spekulimet për raportin e tyre pas ndarjes.

Nora dhe Roberti i dhanë fund martesës disa vite më parë, por vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të mirë si prindër të vajzës së tyre, Renee. Ata janë parë shpesh bashkë në ngjarje familjare apo takime që lidhen me vajzën, duke treguar një bashkëpunim të shëndetshëm.

Megjithatë, kjo dalje e fundit ka ngritur pikëpyetje të reja te fansat: a kemi të bëjmë me një afrimitet të ri mes tyre apo thjesht një miqësi të konsoliduar pas ndarjes? Deri më tani, as Nora dhe as Roberti nuk kanë reaguar publikisht ndaj këtyre zërave.

Për momentin, gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve, ndërsa publiku vijon ta ndjekë me interes çdo zhvillim në raportin mes tyre.

Burimi: https://www.instagram.com/noraistrefi/?hl=en

Foto: https://www.instagram.com/noraistrefi/?hl=en