Spekulimet kanë marrë hov pas paraqitjes së tyre në premierën e sezonit të tretë të serialit “Euphoria” në Los Angeles. Ndryshe nga herët e tjera, ku dy aktoret shfaqeshin të afërta dhe pozonin së bashku, këtë herë ato janë parë më të distancuara dhe pa ndërveprime të dukshme mes tyre.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, tensionet mes dy yjeve mund të kenë nisur prej kohësh dhe lidhen me dinamika të brendshme në kastin e serialit, si dhe me disa çështje personale të pakonfirmuara. Po ashtu, përfliten edhe dallime në qëndrime dhe bindje, megjithëse asgjë nuk është bërë publike apo zyrtare.
Gjatë eventit, Sydney Sweeney është parë në shoqërinë e kolegeve të tjera, ndërsa Zendaya ka mbërritur më vonë dhe nuk është vënë re ndonjë kontakt mes tyre.
Megjithatë, pavarësisht gjithë këtyre aludimeve, asnjëra prej aktoreve nuk ka reaguar publikisht. Për momentin, gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve, ndërsa fansat vijojnë të ndjekin me interes çdo zhvillim rreth raportit të tyre.